Mjeti më efektiv për të pasur një lëkurë të butë, është pa dyshim depilimi.

Kjo e fundit është një praktikë e dhimbshme, pavarësisht se secila e përjeton ndryshe dhimbjen.

Në mënyrë që të vuani sa më pak, këtu janë disa sugjerime të dobishme:

Para ngrënies

Kini parasysh që depilimin ta bëni para ngrënies. Tretja rrit furnizimin me gjak dhe si rrjedhojë edhe ndjeshmërinë e lëkurës. Është gjithashtu mirë të shmanget kafja apo kafeina, pasi e bën lëkurën të ndjeshme duke e kthyer depilimin në të dhimbshëm.

Qimet mbi buzë

Si të mos mjaftonte stresi i shtimit në peshë gjatë dimrit, shqetësuese bëhen edhe qimet e padëshiruara ku nuk përjashtojmë as ato mbi buzë. Këto detaje e vënë në krizë vetëvlerësimin e femrës.

Për të mos ndjerë shumë dhimbje kur heqim pjesën e qimeve mbi buzë, pasi ajo është pjesa më delikate dhe e dhimbshme, duhet që dylli të mos jetë shumë i nxehtë por i vakët.

Relaksimi

Një dush i ngrohtë apo një banjo romantike disa orë para depilimit do të ndihmonte pasi do të zbuste qimet si dhe do të hapte poret e lëkurës duke e bërë depilimin më pak të dhimbshëm.

Do të ishte mirë të bëhej një pastrim i thellë eksfoliant. Kjo përveçse do ta bënte lëkurën më të butë dhe do të eliminonte qelizat e ngordhura, do të bëjë që të dalin edhe qimet më të shkurtra në sipërfaqe. Rezultati do të ishte i kënaqshëm: pa qime dhe efekt më të gjatë pas depilimit.

LEXO EDHE:  "Zogu i Tiranës": Në trupin tim nuk gjen asnjë qime leshi

Një ndër sekretet për një depilim sa më të mirë është ta përhapni dyllin në drejtim të rritjes së qimes sepse kjo e kufizon dhimbjen.

Ndodh që edhe pas depilimit të kemi ndonjë suprizë të pakëndshme.

Disa orë relaksi do të jetë ilaçi më i mirë. Jo në palestër sepse kështu do të shmangim djersën që bie në kontakt me lëkurën e irrituar. Mirë do të ishin masazhet me vajra bimore, të cilat e zbusin dhe e hidratojnë lëkurën.

Ndiqni këto hapa dhe këtë verë mund të vishni çdo lloj veshjeje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook