Pas zhdukjes nga radarët të avionit me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i sapo blerë nga klubi i Cardiff-it, bota e futbollit ka qenë në ankth për fatin e 29-vjeçarit.

Pas kërkimeve instensive pothuajse prej më shumë se dy javësh, trupi i pajetë i futbollistit u arrit të nxirrje nga fundi i detit në kanalin e La Manshit, pranë ishullit të Guernseit, ku dhe kishte rënë avioni i tipit Piper PA-46 Malibu, me të cilin Sala po udhëtonte  nga Nanta në Francë drejt Cardifit në Uells.

Ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se ditën e sotme ka mbërritur në Argjentinë trupi i të ndjerit Emiliano Sala.

Trupi i tij ka qëndruar në një morg në Buenos Aires deri orët e para të mëngjesit dhe më pas, është vendosur në një palestër në veri të kryeqytetit argjentinas. Homazhet për të do të kryhen në qendrën stërvitore të San Martin, skuadra e parë në karrierë e Emiliano Salas.

Ndërkaq mësohet se shpenzimet për riatdhesimin e tij janë paguar nga presidenti i Kardifit.