Ditën e sotme Kryeministri Rama ka ndryshuar kabinetin qeveritar, duke bërë zëvendësime të Ministrave. 

Një nga emrat e larguara nga qeveria “Rama” ishte dhe Lindita Nikolla, e zëvendësuar nga Besa Shahini në krye të Mnistrisë së Arsimit. 

Pas këtij lajmi vjen dhe reagimi i studentëve një grup i të cilëve ende qëndron përpara Kryeministrisë për mbrojtjen e kauzës së tyre. 

Në një reagim për mediat studentët janë shprehur se shkarkimi i ministres i jep të drejtë kërkesave të tyre.   

“Zëvendësimi i saj na jep të drejtë në kërkesat tona, që ligji i Arsimit të Lartë ka rënë, dhe reforma në arsim ka rënë sepse janë firmosur nga kjo ministre.

Nuk na intereson në është bionde a është brune, ministria e arsimit ka qenë kukull në duart e arsimit. 

Sot do jemi në protestën e diasporës, dhe në 7 janar do jemi më të fortë se kurrë në protest. Sepse nga 9 kërkesa kryeministri u tall dhe ka plotësuar vetëm një, dhe se pa shtuar buxhetin  po tallet se nuk i plotëson dot kërkesat. 

Sot i dhurojmë një timon të prishur dhe një kushtetutë. Timoni në simbolikë të aksidenteve që ka pesuar Rama si kryeministër dhe kushtetuta për të treguar shkeljet që kryeministri i ka bërë të drejtës për arsim të cdo shqiptari. Pasi sot për të marrë arsim të lartë një familje duhet të paguajë 5 mln lekë në vit, ndërsa kushtetuta e thotë qartë cdo shqiptar ka të drejtë të arsimohet”, u shprehën studentët.

LEXO EDHE:  Reagon Lindita Nikolla pas akuzave të Opozitës: Do shihni rezultatet në Arsim, koha do ta tregojë!