Një video ka mbërritur në redaksinë tonë ku në të shihen qartë dy makina sigurimi të cilat janë duke shoqëruar një fugon ngjyrë të bardhë të blinduar drejt destinacionit të tij.

Nga ajo çfarë shohim dhe na informojnë në eskortat shoqëruese ndodhen 5 vetë në çdo makinë bashkë me shoferin i cili nget mjetin, pra në total 10 security. Gjithë këto masa mund të vinë nga grabitjet e shumta por edhe të shpeshta që u janë bërë mjeteve gjatë transportit të parave. Nuk dihet se nga cila bankë po transportohen por pikëpyetja tjetër e cila na bën përshtypje qëndron tek fakti se paratë nuk po transportohen drejt Rinasit siç jemi mësuar ti shohim shpesh herë por blinda është filmuar duke shkuar për në Durrës.

Mos vallë bankat nuk janë më të sigurta ti transportojnë në Rinas dhe kanë filluar ti kalojnë jashtë me tragetet e Durrësit? E gjitha kjo mbetet për tu parë pasi një sërë makinash të blinduara kanë filluar ti drejtohen qytetit bregdetar mbase nga siguria e parave që ai ofron dhe rastet e pakta të grabitjeve që kanë ndodhur aty. Pavarësisht vjedhjeve shohim se makinat shoqëruese përveç fenelinave që i kanë të njëjta si ato të policisë nuk janë aspak të blinduara që do të thotë se bankat akoma nuk e kanë mësuar mësimin e tyre dhe vazhdojnë ti transportojnë pa masat e duhura paratë.

LEXO EDHE:  Apartamenti përfshihet nga flakët, lëndohen dy të moshuar dhe një zjarrëfikës