Një tërmet 3.9 ballë i shkallës Rihter ka goditur Jugun e Shqipërisë pasditen e sotme.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, lëkundjet janë ndjerë në orën 15:17, ndërsa epiqendra ka qenë 21 km në jug të Vlorës, ose rreth 5 km në jug të Orikumit, me thellësi 3 km.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik dhe shqetësim tek qytetarët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook