Lionel Mesi nuk bën hap pas. Pasi i dha lamtumirën Kombëtares së Argjentinës pas zhgënjimit të madh në Botërorin e Rusisë, Messi ka vendosur t’i thotë “po” trajnerit të ri, Lionel Skalonit, ndaj emri i tij është pjesë e të grumbulluarve për miqësorën kundër Venezuelës më 23 mars.

Mediat argjentinase nuk janë në gjendje të saktësojnë nëse ai do të uajë kundër Venezuelës në Madrid, apo nëse do të jetë i disponueshëm dhe për miqësoren në Tangeri kundër Marokut.

Gjithsesi fakt është që Mauro Ikardi mbetet jashtë Kombëtares, por është grumbulluar shoku i tij tek Interi, Lautaro Martinez, ndërsa do të jetë dhe Paolo Dibala.