11 orë pasi ishte zhytur në det, Leonardo DiCaprio arriti ta shpëtojë njeriun e dehur.

Ylli i “Titanic”, Leonardo DiCaprio ndihmoi për t’ia shpëtuar jetën një njëriu, i cili ra nga një anije lundrimi dhe kaloi 11 orë në ujë, shkruan TheSun .

Anija luksoze e aktorit u shmang për të kërkuar të zhyturin dhe e gjetën atë në muzg.

Një burim i tha “TheSun” se Leonardo luajti rolin e vërtetë pas atij në filmin e “Hollywoodit”, ai ia shpëtoi jetën një njeriu në borg, i cili kishte mbijetuar pas 11 orësh që ra në ujë.

Varka e Leonardos ishte anija e vetme që e kërkonte.

Aktori i “Once Upon a Time in Hollywood”, 45 vjeç, ishte me të dashurën Camila Morrone, 22 vjeçe.

Një 24-vjeçar kishte qenë i dehur kur kishte rënë nga jahti i “Club Med”, afër St.Martin në Karaibe.

Victori, 24-vjeçar, u vu re nga ekuipazhi i Leos, pranë ishullit Saba. Atij iu dhanë ushqim, pije e rroba para se të kalohej tek rojet bregdetare.