Futbollisti i Tiranës, Andi Lila është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, teksa foli për gjendjen e tij si dhe për situatën aktuale te Partizani duke u shprehur:

“Kalova një dëmtim jo të lehtë. Tani jam mirë dhe besoj që në fazën përgatitore të muajit janar do të jem gati dhe do të jam kontrubitin tim në këtë 100-vjetor. Shpresoj që të dalim kampion. Në këtë periudhë nuk kam qenë shumë i përfshirë. Partizani bëri detyrën sot, kundër Luftëtarit.

Trajneri i Partizanit është problematik, lojtarët nuk ndihen mirë kur trajneri është konfliktual. Asani është në stol, konfliktet me Trashin gjithashtu. Jam i sigurt që Partizani do lerë pikë rrugës. Vjet futbollistët ishin grup me Gegën. Po mos qeve grup, është e vështirë të ecësh para. Mendoj që Partizani ka probleme, duke lënë futbollistin më të mirë të kampionatit në stol. Skuadrat e tjera do të përfitojnë në kjo situatë.U çudita kur dëgjova se Partizani kishte marrë trajner të huaj. Koha do ta tregojë. Gjithë ato vite që kishte marrë trajner të huaj kishte dështuar, ndërkohë kur mori trajner shqiptar, doli kampion”, u shpreh Lila.