Një grua e nevrikosur ka tërhequr zvarrë për flokësh të dashuren e bashkëshortit në rrugë si dhe i ka bërtitur në publik para dhjetëra kalimtarëve.

Dhjetëra njerëz u mblodhën për të parë si gruaja e qortoi të dashurën e burrit, duke bërtitur.

“Unë ta kam thënë edhe më parë, lëre të qetë familjen time,”-i bërtisite gruaja të dashurës së burrit, duke e goditur në fytyrë.

Video u kap nga një kalimtare në qytetin Hanzhong në Kinë.

Ndërsa burri tradhëtar përpiqet të ndërhyjë dhe i thotë bashkëshortes: “Mos e godit, nuk ka të bëjë fare me të. Lërë!”

Por një nga femrat në publik i kërkon atij të largohet duke e shtyrë.

Ndërsa vajza e kapur nga flokët përpiqet të shpëtojë nga duart e gruas së tërbuar.

Nuk dihet sesi ka përfunduar sherri midis dy femrave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook