Ilir Meta, presidenti i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të mos dekretojë largimin nga detyra të Bujar Leskaj si kryetar i KLSH-së.

Presidenti Meta ka kërkuar nëpërmjet një letre që Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH-së deri kur të zgjidhet kryetari i ri.

“Përsa i takon ushtrimit të mandatit si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas përfundimit të afatit të tij 7-vjeçar, kjo cështje është e zgjidhur nga vet ligji nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ku në nenin 24 parashikohet shprehimisht se: “Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të KLSH, ky i fundit qëndron në detyrë deri në zgjdhjen e kryetarit të ri,” shkruhet në letrën e Metës.