Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër kreut të OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.

SHBA përgëzojnë punën e Borchardt në Shqipëri gjatë zgjedhjeve parlamentare në Qershor.

Gjithashtu në letër shkruhet për operacionet e shumta të ndërmarra kundër kultivimit dhe trafikimin të lëndëve narkotike.

Përmendet edhe fakti se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria si i implikuar në mbështetje të trafikantëve të drogës.

Ambasador, si ju, ne e pranojmë se mbetet shumë punë për t’u bërë. Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitet në Shqipëri. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të ppërkrahësve partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Në njërin nga rastet, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit.” – shkruhet ndër të tjera në letrën drejtuar Borchardt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook