Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Komunikimit Albana Vokshi i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku kërkon në emër të Grupit Parlamentar të Partisë​ Demokratike që të respektohet Kushtetuta, (pikërisht neni 7) për ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Partia Demokratike kërkon nga kryeministri dhe kreu i Kuvendit, që t’i jepet fund refuzimit të përsëritur nga ministrat e qeverisë, që të japin shpjegime dhe informacione për veprimtarinë e tyre, sa parashikon ligji.

Kjo kërkesë vjen pas refuzimeve të përsëritura të ministrave për të dhënë shpjegime, gjë që është e vetmja mënyrë që opozita të ushtrojë të drejtën e saj Kushtetuese, për kontroll parlamentar.

“Ky refuzim i heq mundësinë e kontrollit kushtetues opozitës, gjë që është goditja më e rëndë e demokracisë në vend dhe përpjekje për të eleminuar opozitën”. 

Letra i është bërë e ditur edhe krerëve të grupeve Parlamentare si dhe tre selive kryesore diplomatike në vend: SHBA, BE, OSBE.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook