Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që lëvizte me armë me vehte.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak, pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Po ashtu janë sekustruar edhe 35 fishekë.

Mësohet se arresitmi i 52-vjeçarit është bërë në rrugën automobilistike Shijak – Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.