Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim të riun 26-vjeçar pasi është pikasur duke lëvizur me makinë të vjedhur në kryeqytet.

Bëhet e ditur se 26-vjeçari me iniciale K.V, kishte në pronësi mjetin tip “Porsche”, i cili rezultonte i vjedhur në Serbi.

Efektivët e policisë kanë mundur që të bllokojnë mjetin, ndërsa është shpallur në kërkim i riu. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook