24-vjeçari që goditi mjekun në qytetin e Lezhës, Zef Doda, është dorëzuar në polici.

Gajtë dëshmisë së tij, mësohet se i riu ka thënë se e ka goditur pas një debati që ka bërë me mjekun, pasi pretendon ai, Doda nuk po shërbente.

“Debatova me te dhe e kam qelluar me grushte. Nuk po me sherbente, ishte ne gjendje te dehur ka thene ai”, tha 24-vjeçari.

Mjeku Zef Doda u godit mesditën e sotme nga i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Burime pranë QSUT bënë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë, ndërsa do të vlerësohet në vijim nëse do të jetë nevoja që ai ti nënshtrohet operacionit ose jo.