Policia e Lezhës njofton sot se një automjet është përfshirë nga flakët, i parkuar pranë banesës së shtetasit.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik. Për fat të parë nuk ka patur të lënduar.

Pritet hetimi dhe zbardhja e plotë e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë 

Me datë 04.01.2018, rreth orës 05:35 në Lezhë, është marrë njoftim se ka marrë flakë një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti tip “Benz” me targë AA066BI në pronësi të shtetasit K.H., 28 vjeç, banues në Lagjen “Skënderbeg” Lezhë, i parkuar pranë baneses së tij në parking dhe ka marrë flakë.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit.

Pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook