Secili prej tyre është bërë i njohur në një fushë të caktuar pa ndihmën e tjetrit. Madje shumë pak prej jush mund të dinë se këta persona të famshëm kanë lidhje gjaku midis tyre.

Shumë pak nga ju e dinë për lidhjen familjare mes Akademikut të njohur Artan Fuga dhe Këshilltarit për Mediat të kryeministrit Rama, Endri Fuga. Endri Fuga është nipi i Artan Fugës.

Madje për këtë profesor Fuga ka folur në një intervistë të fundit kur u pyet për ndikimin e tij në marrëdhënien mes nipit të tij dhe Edi Ramës. Ai tha se pavarsisht kritikave të tij ndaj Ramës, kjo gjë nuk ndikon në marrëdhëniet mes tyre. Fuga e cilësoi nipin e tij me një edukat të madhe familjare dhe la të kuptohej se ata nuk përzihet në punën e njëri -tjetrit pavarsisht lidhjeve familjare.

Një nga lidhjet me të përfolura dhe që tërheq vazhdimisht vëmendjen mediatike është ajo mes blogeres Armina Mevlani dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha. Këtu po ashtu zbulohet një tjetër lidhje familjare, “krushqie”, mes ish-kryeministrit Berisha dhe spikerit të njohur Arben Mevlani.

Madje në një intervistë ky i fundit është shprehur se nuk i besohej që do mund të kishte një lidhje të tillë me ish kryimistrin Berisha: “Në fillim më ka ardhur e papritur kur ma tha Armina, nuk më shkonte në mendje me thënë të vërtetën, një figurë e njohur si Sali Berisha…dhe e zgjodhi vetë, i dha rrugë vetë kësaj pune.

Dy ish ministrat sot deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë po ashtu një lidhje krushqie. Bëhet fjalë për Edmond Haxhinaston dhe Nasip Naçon.

LEXO EDHE:  FOTO/ Meta takon Presidentin e Senatit Amerikan: Shqipëria dhe SHBA, partneritet i fuqishëm strategjik

Dy figura politike të cilat si rrall herë ndodh, nuk janë përfolur ndonjëherë për shkelje me detyrën apo korrupsion nga kundershtarët. Djali i Nasip Naços është martuar më vajzën e vetme të Edmon Haxhinastos. Dasma e tyre është bërë përpara dy vitesh dhe duket se ka forcuar edhe më tepër marrëdhëniet mes dy politikanëve.

Një nga emrat më të lakuar në PD, i cili u nda nga jeta disa vite më parë Sokol Olldashi është kushëriri i humoristit Ermal Mamaqi. Këtë Mamaqi e ka thëne disa herë publikisht por së fundmi në emisionin e tij “Xing me Ermalin” ai e pyeti Ramën nëse do ta kishte më të lehtë betejën politike nese kushëriri i tij Olldashi do të ishte gjallë.

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro është gruaja e gazetarit Aleksandër Furxhi. Pak e dinë nga publiku i gjerë që Mirela Kumbaro është e martuar me gazetarin Aleksandër Furxhi, i cili ka punuar në BBC për 20 vite dhe vitet e fundit me emisionet e tij politike. Ata kanë sëbashku dy fëmijë, Sarën dhe Tomin.

Ndoshta jo të gjithë e dinë se Jozefina Topalli ka një lidhje me moderatoren Eva Murati dhe këngëtarin Luiz Ejlli. E para është e dashura e djalit të saj dhe i dyti është dhëndëri i ish- kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Disa lidhje të tjera gjaku

2PO2 dhe Capital T, janë dajë dhe nip

Aurela Gaçe kushërire me këngetaren Gerta Mahmutaj.

Beatriks Ramosaj mbesa e Arberie Hadergjinaj dhe Alban Ramosaj nipi i saj.