Ekipi i Skënderbeut duket se ka shanse të mëdha për të fituar ndaj Dinamos së Kievit në takimin e parafundit të vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të enjten djemtë e Ilir Dajës do të presin skuadrën më të fortë të Grupit B, e cila në 4 takime ka arritur të grumbullojë 10 pikë.

Për shkak të dënimit nga UEFA në ndeshjen me Partizanin e Beogradit, korçarët nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve.

Skuadra e Dinamos së Kievit është matematikisht e kualifikuar në fazën tjetër dhe nuk ka ndërmend të lodhë yjet e skuadrës.

Për këtë arsye, klubi njoftoi se ka ndryshuar axhendën e udhëtimit në Shqipëri, me skuadrën që do të zbarkojë në Tiranë vetëm gjatë pasdites së të mërkurës. Drejtuesit e Dynamos së Kievit vendosën të mos zbresin në fushë për stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes, por ekipi do të zhvillojë një seancë të lehtë në kryeqytetin ukrainas përpara udhëtimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook