U miratua ligji për importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vite dhe parashikohej të hynte në fuqi në 1 janar 2019.

Ky vendim ka sjellë një sërë problemesh, pasi sipas qytetarëve ka hyrë në fuqi para kohe. Sipas tyre, kjo ka bërë që makinat e blera në SHBA dhe Kanada të mos lejohen që të zhdoganohen, ndonëse ato kanë hyrë në doganë para datës së parashikuar.

Qytetarët njoftojnë se nesër do të protestojnë në Doganën e Durrësit.

“Prsh! Jemi një grup qytetarësh të cilët nuk po gjejmë zgjidhje nga instancat doganore. Problemi qëndron për automjetet të cilat kanë hyrë në doganë nga USA-Kanada dhe nuk zhdoganohen pasi ligji doli përpara kohe në fletoren zyrtare. Nesër mendohet për një protestë në Dr. e Doganës Durrës. Ju lutemi për prezencën tuaj!”, shprehen qytetarët.