Linda Rei edhe pse tashmë është larguar nga spektakli “Dance With Me”, vazhdon të jetë “pjesë” aktive e spektaklit duke e demaskuar në çdo mënyrë.

Linda Rei ka zbuluar paraprakisht fituesin e çmimit të madh të spektaklit, duke postuar një foto nga momenti i dorëzimit të kupës.

Çifti fitues sipas Lindës është Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu.

Ajo ka ironizuar koreografin Albi Nako, në postimin e bërë të këtij ë fundit në të cilin shkruan: “Live @dancewithmealbania.”

“Live??? Ahahahaha gënjeshtar!”-i ka shkruar Linda koreografit të njohur, i cili e ka  injoruar duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”638″ sortorder=”6508,6507,6509,6510″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook