Lindita Nikolla, ish-ministrja e Arsimit tha se protestat e dhunshme të opozitës po cënojnë imazhin e vendit.

“Parlamenti është legjitim i dalë nga zgjedhjet. Deputetët e rinj po inkurajohen nga ndërkombëtarët për të ushtruar këtë ligjshmëri brenda në Parlament. I vetmi shqetësim i ynë, që mund ta klasifikoni ju si ngurrim, ka të bëjë me mënyrën se sa më shumë të bëhen protesta të dhunshme, aq më shumë ndikon në imazhin e vendit”, tha ajo.

Gjithashtu Nikolla foli dhe për protestën e studentëve ku tha se  kur gjuha e dialogut zë vendin e dhunës, rezultatet janë të frytshme.

“Protesta e studentëve ishte paqësore dhe treguan se sa mund të arrihet përmes rrugës së dialogut, ndërsa pakti i Universitetit ka shkuar mbi 13 pika.U punësuan studentë edhe pse nuk ishte pjesë e kërkesës. Pakti për universitetin është një sjellje e re përmes dialogut, por kjo sjell cilësia në të gjithë arsimin e lartë”, tha Nikolla.

Nikolla u shpreh e bindur edhe për ministren e re të Arsimit Besa Shahini, se do të japë dhe më shumë për arsimin dhe do të ketë sukses.

“Sa shumë jam sharë unë, sa shumë jam goditur  unë dhe sa shumë gënjeshtra janë adresuar tek personi im. Besa Shahini ka jo vetëm kapacitetet e duhura, por edhe motivimin. Ajo ka edhe një skuadër dhe i duhet të vijojë në rrugën e shtruar. Besës ia njoh dedikimin, formimin dhe  më besoni se do të këtë suksese dhe rezultat të larta në krye të ministrisë. Kjo protestë ishte e papritur, por unë e kam parë edhe si nënë. Unë e kam ndjekur qëndrimin e disa pedagogëve, të cilat kanë anatemuar Ligjin e Arsimit të Lartë dhe më pas dolën në rrugë krah studentëve. Ligji është në fillimet e veta dhe hap pas hapi do të japë rezultat dhe progres”, shtoi ajo