Biznesmeni Orest Sota është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku është zhvilluar seanca për çështjen e 863 mijë eurove dhe patentat e Tahirit të gjendura në makinën e tij.

Gjykata ka pranuar garancinë pasurore që ka depozituar biznesmeni Orest Sota, i cili do të lirohet nga qelia e paraburgimit.

Familjarët kanë depozituar shumën prej 5 milion lekësh, si garanci pasurore për ndryshimin e masës.

Orest Sota do të lërë paraburgimin dhe do të jetë në masën detyrim paraqitje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook