Është liruar pedagogu shqiptar që u arrestua në Malajzi, pasi dyshohej se kishte lidhje me ISIS.

Bëhet fjalë për Klodjan Zaimaj i njohur me emrin fetar Ibrahim ku lajmi i lirimit është bërë nga ish-imami xhamisë së Unazës së Re Armand Ali përmes një statusi në Facebook.

Ali akuzon mediat dhe prokurorinë për sulm denigrues ndaj besimtarëve myslimanë.

Autoritetet malajziane u treguan te kujdesshme dhe nuk publikuan as emrin e as fytyren e tij por vetem inicialet e emrit pasi ne ate vend dyshimet pa fakte nuk mund te kthehen ne akuza vetem pasi te vertetohen. E kunderta ndodh ne Shqiperi e sidomos kur behet fjale per besimtaret muslimane ose hoxhallaret. Ketu shpifjet e mediave perdoren nga prokuroria si fakte per te denuar besimtaret muslimane. Ai ka mberritur shendosh e mire ne Shqiperi” – thotë Ali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook