Lironi çunat tanë! Lironi çunat tanë! Këto janë thirrjet e protestuesve të shumtë që ndodhen në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, godina e Policisë është rrethuar nga dy radhë policësh. Radha e brendshme është përforcuar me policë me skafandra.

Liderët e opozitës, Monika Kryemadhi dhe deputetë të PD-së, ndodhen në krye të qytetarëve të revoltuar, në pritje të lirimit të protestuesve që janë arrestuar sot.