Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me listën për barnat e rimbursueshme duke i’u kundërvënë kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Vasili e cilëson Ramën si një kryeministër portali.

Vasili shkruan se i është drejtuar publikisht Ramës që t’i zgjidhë dhe të lërë propagandën me shëndetin, ndërsa shtoi se ‘problemet ishin kritike për pacientet me këtë listë’.

“Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerëzve por lista e barnave e kaloi çdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejtën e jetës qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore”, shton Vasili.

Postimi i Vasilit:

Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po.

Lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve.
I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t’i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me kete liste.
Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeminister mund t’i thote.
Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezve por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore.
Te nderuar miq ndiqeni nje kronike shume profesionale te Zerit te Amerikes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Vasili i hakërrehet Ramës: Ku është qeveria? Shqipëria digjet, kryeministri krihet