Ish-kryeministri, Sali Berisha, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Teksa u pyet nga moderatori Fevziu në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet në 16 Shkurt, Berisha u shpreh se opozita ka vendosur të përmbysë qeverinë, të cilën e konsideron si “regjimin e kakistokracisë”.

‘Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky ëhstë një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar. Opozita ka vendosur një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë, kakistos-më i keqei. Nëqoftë se ka një regjim që keqësoi me standardet e veta dhe bëmat dhe gjëmat e këtij vendi pas Enver Hoxhë3s është regjimi i Edi Ramës. Dëshmia më e mirë është filmi që po qarkullon për mafian shqiptare. Në vitin 2005-së vendi dominohej me bandat. E gjithë europa në atë kohë ishte mbushur me titujt që mafia shqiptare më e rrezikshmja, por lufta e organizuar përmbysi bandat. Sot janë bërë famozë mafia, kur një ministër të del i lidhur këmbë e kokë me drogën dhe ti më pas vendos ministër vëllain e kokës së trafikut ndërkombëtar atëherë del që ti je i lidhur këmbë e kokë me krimin”, u shpreh Berisha.

SB Live

LIVE ne “Opinion”. sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 24. Januar 2019