Skuadra e shpëtimit që po punon për nxjerrjen e 2 vjeçarit, Julen, të bllokuar brenda një pusi 100 metra të thellë, është në fazën finale.

Ata janë shprehur se do të mund të arrijnë vogëlushin brenda një kohe shumë të shkurtër.

Punimet e këtij mëngjesi për të pasur akses një platformë thuhet se kanë shkuar mirë, dhe do të lejojnë personat e specializuar të zbresin 60 metra për të arritur djalin.

Skuadra e shpëtimit ka filluar punën e saj për të hyrë në tunel. Tetë të dërguarit e skuadrës “Hunosa” do të duhet të zbresin në një kapsulë metalike përmes vrimës dhe të gërmojnë me dorë rreth katër metra horizontalisht, ku mendohet të jetë vogëlushi.

“Tani thjesht duhet të kontrollojmë pajisjet, të cilat skuadra do përdorë për shkuar në  nëntokë dhe të sigurohet që çdo gjë është në rregull”, u shpreh një anëtar i skuadrës së shpëtimit për një media spanjolle.

11 ditë më parë, vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës, dhe prej asaj dite nuk janë gjetur shenja jete. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër.

Fillimisht ekipet e shpëtimit punuan për ndërtimin e dy tuneleve paralele me pusin, një në të majtë e një në të djathtë, me rreth tre metra distancë dhe më pas gërmuan edhe për një tunel horizontal.

LEXO EDHE:  VIDEO/ E pabesueshme, gjendet në një plazh të Spanjës breshka gjigande 700 kg