Studentët po vijojnë protestën për plotësimin e kërkesave të tyre për të 10-ën ditë rradhazi

Ditën e sotme ata janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa po sfidojnë edhe kushtet atmosferike, pasi kryeqyteti është përfshirë nga reshjet e shiut.

Ashtu siç dihet, protesta e studentëve po mbikëqyret jo vetëm nga policia, por edhe nga shërbimet sekrete.

Një student që ka folur me megafon ka treguar se dje mbrëmë është ndaluar nga dy agjentë të SHISH.

Edhe pse për një moment u ndje i frikësuar, pas një bashkëbisedimi me ta, ai u shpreh se agjentët u bindën që kauza e studentëve është e drejtë.

“I falenderoj ato të dy të shërbimeve sekrete që më kanë ndaluar mbrëmë.I përshëndes nga sheshi për faktin se megjithëse u afruan në një mënyrë disi t*rrorizuese në fund pas bashkëbisedimit ja arrita ti bind se ne kishim të drejtë dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Si përfundim u ndamë si miq, se miq ishim. Këtu jemi për kauzën e gjithë shqiptarëve”, tregon studenti.