Liverpooli e ka filluar sezonin e ri me fitore në Premier Ligë, duke mposhtur në ‘Anfield’ Norwichin 4-1

The Reds kaluan në epërsi në minutën e 7-të fal autogolit të Grant Harley. Nëntë minuta më vonë, Mohamed Salah (19’), shënoi golin e dytë, ndërsa Virgil Van Dijk (28’) trefishoi shifrat. Kur u menduar se pjesa e parë po përfundonte 3-0, Divock Origi shënoi një gol të bukur në minutën e 42-të.

Miqtë arritën ta ngushtonin epërsinë në 4-1 me golin e shënuar nga Temmu Pukki (64’). Liverpooli ka marrë tri pikët e para dhe në këtë fundjavë do të presë edhe rezultatet e kundërshtarëve të tjerë.