Liverpuli ka bërë një blerje me shifër rekord për ta e cila kap shifrën e 50 mln eurove duke siguruar lojtarin e RB Liepzig Naby Keita, por ky lojtar do jetë i kotë këtë vit pasi nuk do të bashkohet me ta të paktën deri në verën e ardhshme.

Lajmin e konfirmoi një nga gazetarët e “The Times” Paul Joyce i cili u shpreh se tifozët e kuq të Liverpulit do duhet ta presin lojtarin deri në sezonin tjetër që ta shohin në “Anfield”. Ai e zbuloi lajmin nëpërmjet një njoftimi në “Twitter” ku shkroi se: “Liverpool arrin marrëveshjen me RB Leipzig për Naby Keita i cili do të transferohet verën e ardhshme.”

“Liverpool e ka bërë pagesën që tani duke shfrytëzuar klauzolën 50 mln euro të lojtarit.” Jurgen Klopp kishte gjatë gjithë verës që mundohej të transferonte në Angli talentin e “Bundesligës” por RB Leipzig nuk e shiste me asnjë çmim.