Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili i bëri apel qytetarëve dhe opozitës për disancim nga dhuna që po i bëhet institucionit të Kryeministrisë, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Përmes një postimi në facebook, Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka konsideruar deklaratën e Lleshajt si provokim dhe ka kërkuar prej tij të urdhërojë policinë të garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatorët nga sheshi.

“Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!”, shkroi Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi