Fill pas fjalimit të kreut të opozitës Lulzim Basha i cili deklaroi se një krizë e thellë ka kapluar vendin, ka vendosur të replikojë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili nuk ka ngurruar t’i rikujtojë të shkuarën Bashës.

Duke iu drejtuar Bashës, ministri i Brendshëm u shpreh:

“Zoti Basha ju falënderoj që me dhatë mundësinë përmes gishtit tregues t’ju përgjigjem, mos u mundo ta tregosh kurrë ndaj meje. Ironia e historisë bën që ju të përdorni pafund bojë të zezë për të nxirë Shqipërinë, por përpjekja juaj është butaforike.

Nuk do arrish kurrë të më shohësh si ty në 2011, që le 4 viktima në bulevard. Sa herë të tregosh gishtin butaforik drejt meje, kujto historinë ke 4 të vrarë, mbi 100 të plagosur 4000 në tentativë për ti vrarë se ju lëshove plumbat mbi kokë, mendohu mirë”,-deklaroi Sandër Lleshaj në Kuvend.

Vijon..