Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës

Thirrja e kreut të opozitës është bërë për dosjen e lobimit në ShBA.

Burime nga PD-ja thonë se kryedemokrati ka pranuar thirrjen, pasi Prokuroria e ka kërkuar për të dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që herën e parë, ai ishte thirrur për t’u njohur me aktet.

Lideri i PD-së  të enjten e kaluar u thirr nga  Prokuroria e Tiranës, por ai nuk shkoi pasi ndodhej në një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ndërsa e konsideroi thirrjen ne organin e akuzës një propagandë politike.  Në letër Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.