Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ditën e sotme ka dalë në një deklaratë përt mediat ku ka folur në lidhje me financimet ruse të Partisë Demokratike.

Balla i bëri thirrje kreut të opozitës që të sqarojë lidhjet e tij me lobimin rus.

Gjatë deklaratës së tij për mediat, Balla tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dështuar me skanimin e këtij skandali të rëndë, dhe tani Prokuroria duhet të merret me këtë çështje.

Së pari duhet të merret në pyetje personi përgjegjës direkt për këtë, tha Balla.

“Po i bëjmë thirrje Bashës dhe PD, se ai është firmëtari dhe personi përgjegjës për këto lidhje. Prokuroria është i vetmi organ që mund të hetojë. Jemi para fakteve që duhet një sqarim publik, se nga xhepa oligarkësh rusë janë bërë pagesa në emër të PD.

Unë insistoj që është Prokuroria, se KQZ ka dështuar skanimin, auditimin e këtij skandali tepër të rëndë, ajo që duhet të vazhdojë punën. Shqetësimi im është i qartë: Prokuroria nuk duhet të vonojë marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për të sqaruar këtë skemë financimi të paligjshëm, dhe ne do të rrisim monitorimin në lidhje me financimet e partive në Shqipëri.

Është detyra e PD dhe e Bashës të mos fshihet dhe të mos tejkalojë këtë moment të rëndësishëm , dhe të japë përgjigje. Të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit, që janë të vetmit të thirrur në Prokurori deri tani. Për 3 muaj me radhë çadra e Republikës së Re ka gjasa të jetë financuar nga rusët. E rëndësishme është të dihet se çfarë i është siguruar Rusisë në këmbim,” tha Balla.

LEXO EDHE:  Skandali i Unazës së Re, reagon PD-ja: Bashkim Ulaj shpërdoron lekët e shqiptarëve

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook