Një zjarr i madh ka përfshirë tregun “Camden Lock”, në veri të Londrës, rreth orës 00:10 ditës së sotme.

Mbi 60 forca zjarrfikëse dhe tetë mjete për shuarjen e zjarrit po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët që përfshinë tregun.

Referuar zëdhënësit të shërbimeve emergjente bëhet me dije se është shumë herët për të thënë nëse ka të lënduar.

Forcat zjarrfikëse shprehen se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka viktima, por për siguri të banorëve, apartamentet në afërsi të vatrës së zjarrit janë evakuar.

Tregu “Camden Lock” përbëhet nga më shumë se 1,000 dyqane e salla dhe tërheq me mijëra turistë çdo javë.

Banorët që ndodheshin në afërsi të vendngjarjes kanë postuar pamje të zjarrit në rrjetet sociale, duke u lutur që mos të ketë viktima.

Nuk është hera e parë që “Camden Lock Market” përfshihet nga flakët, pasi edhe në vitin 2008 një zjarr i madh që përfshiu tregun.