Për të gjithë aplikantët të cilët kanë rezultuar të përzgjedhur nga sistemi dhe presin procedurën e radhës me qëllimin fitimin e lotarisë amerikane, ambasada e kësaj të fundit ditën e sotme ka dhënë një tjetër njoftim të rëndësishëm.

Në një postim në facebook Ambasada Amerikane shkruan se aplikantëve nuk do t’i kërkohet asnjë pagesë financiarte përpos dokumentave që duhet të dërgohen nëpërmjet e-ailit të vënë në dispozicion.

“Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: KCC kurrsesi NUK do t’ju kërkojë të kryeni ndonjë pagesë, por vetëm t’i dërgoni dokumentet tuaja me email. Kujdes nga mashtrimi!”, ka shkruar ambasada Amerikane.