Aplikimet për Lotarinë Amerikane kanë nisur prej datës 18 tetor, ku të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë për tokën e premtuar mund të aplikojnë.

Lidhur me Lotarinë Amerikane, në vendin tonë është krijuar ideja se korçarët janë të preferuarit, ose vetëm ata e fitojnë.

Lidhur me këtë perceptim, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në Facebook, ku thuhet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se shanset për ta fituar Lotarinë Amerikane janë të njëjta për çdo shqiptar që aplikon.

“Shumë njerëz (madje edhe Keni) më kanë pyetur nëse korçarët e kanë më të lehtë të fitojnë Lotarinë Amerikane. Shikoni si iu përgjigja Kenit kur bëmë testin e të vërtetës. Tani do t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja, si gjithmonë.

Lots of people (and even Kenny) have asked whether it is easier for people from Korca to win the DV lottery. Find out what I told Kenny during our polygraph test. I’ll take your questions as always. #AskAnna#PyetAnën”, citohet në statusin e publikuar nga Ambasada Amerikane.

Por cilat janë gabimet që duhen shmangur gjatë aplikimit?
Mos harroni që çdo vit duhet të keni forografi të re. Mos e përdorni fotografinë që e keni përdorur më parë dhe hiqni syzet, sepse këta janë dy faktorë skualifikues.

LEXO EDHE:  Donald Trump kundër Llotarisë Amerikane, i bën kërkesë Senatit "Ta heqim qafe sa më shpejt"

Nëse aplikoni më shumë se një herë për të rritur shanset, në fakt është faktor skualifikues. Të tjerë faktorë që duhet të dini është se cilët anëtarë të familjes duhet të përfshini në aplikim.

Ju duhet të përfshini bashkëshortin ose bashkëshorten dhe çdo fëmijë deri në 21 vjeç në momentin e aplikimit. Pra në ditën e aplikimit, fëmija duhet të jetë deri në 21 vjeç dhe i pamartuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook