Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2018.

 

 

Të pranishëm ishin deputetët e LSI, Shezai Rrokaj, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari dhe Edmond Haxhinasto. Gjithashtu në  tryezë ishin të ftuar ekspertë të fushës, pedagogë, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Deputetët e LSI i kanë dhënë përparësi investimit më shumë në arsim.

“Buxheti për arsimin më i ulëti se në 2016. Fondet buxhetore për arsimin duhet të shkojnë në nivelin 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Pagat për arsimtarët duhet të rriten me 50%. Libra falas për arsim të detyrueshëm”- shprehen deputetët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook