Jo vetëm moderatore dhe këngëtare, por së shpejti Luana Vjollcën do të mund ta shohim dhe si një biznesmene.

Në puntatën e djeshme të ‘Shiko kush luan’, moderatorja zbuloi se shumë shpejt do të hedhë në treg linjën e saj të parfumeve.

Luana u bë pjesë në një prej lojërave të emisionit të saj, ku i duhej të zgjidhte një aromë parfumi.

“Parfumi im do dalë së shpejti në treg dhe kjo është diçka ekskluzive”- u shpreh moderatorja.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook