Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt dhe i mban të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni. Së fundmi, moderatorja simpatike ka bërë një deklaratë që me siguri i ka mërzitur fansat e saj.

“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë, 12 vite pa ndal. Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj.”- shkruan Luana në postimin për të cilin replikuan shumë nga ndjekësit e saj.