Në episodin e ri të “Keeping up with the Kardashians” shihen Kris Jenner, Corey Gamble, Kourtney, Kim dhe Khloe teksa nisin një luftë duke  i hedhur ushqime njëri-tjetrit në shtëpinë e kësaj të fundit.

Familjarët duket se po e shijonin në maksimum këtë lojë që nisi papritur por fansave të tyre dhe publikut nuk u ka pëlqyer aspak.

Ishte Khloe Kardashian ajo e cila ndau një klip të shkurtër të këtij momenti në Instagram dhe në vetëm pak minuta të gjithë shpërthyen në komente kundrejt tyre.

Sipas komentuesve të shumtë një luftë e tillë duke shpërdoruar ushqimet është e turpshme duke pasur parasysh sesa shumë njerëz po vuajnë nga uria.

“Kush dreqin nuk do të irritohej duke parë këtë luftë me ushqime në këto momente? Kjo nuk është normale, është e çuditshme, shqetësuese dhe e papranueshme” -shkroi një komentues në Instagram.