E kërkonin në qiell dhe rezulton në tokë. Kjo fjalë ka vend për rastin e Lulzim Berishës, personi që ngriti më këmbë policinë dy ditë më parë që i bastisi shtëpinë në kërkim të sendeve të jashtëligjshme dhe për ta marrë në pyetje atë vetë por pa rezultat.

Edhe pse u tha se Lul Berisha mund të ishte larguar bashkë me familjen në një vend të BE-së ai me sa duket qenka në Durrës.

Kjo pasi sot është paraqitur në Shërbimin e Provës duke zbatuar vendimin e Gjykatës.

Sipas këtij vendimi, Lul Berisha i liruar me kusht duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e provës.