FIER

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët shqiptarë në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë”. Nga qyteti i Fierit, kryedemokrati  Lulzim Basha akuzoi qeverinë ndërsa shtoi se për shkak të  keqqerversjes së saj mungojnë investimet  e huaja në vendin tonë. Ai e konsideroi si shfaqje bajate linjën ajrore “Air Albania”.

Kreu i selisë blu tha se shqiptarët po shohin shfaqje bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines, të cilat sipas tij janë  lyer me bojën e Edi Ramës si “Air Albania”.

“Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken. Nuk flasim dot për një investim te huaj perëndimor përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania që ndonëse është një sajesë shumë e dyshimte papritur na ka gjetur para për të financuar e pre t’i venë emrin stadiumit. Se ku i bëri ato para hajde merre me mend. Por e rëndësishme është kjo. Qe nuk kemi asnjë investim serioz te huaj”-tha ai.