Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takimin me qytetarët e Durrësit përpara Bashkisë së qytetit.

Basha tha se shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë.


“ Fryn era e ndryshimit era e lirisë që ka ardhur gjithmonë nga qyteti juaj.  Anembanë po fryn e shpresës për një ndryshim të madh të vërtetë të cdo familjeje shqiptare. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë liri e mundësi për cdo qytetar drejtësi e barazi para ligjit. Sa herë që një regjimi i vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara. Shfaqje të shëmtuar përsëriti edhe dje në Durrës njeriu përgjegjës për varfërimin më të madh të shqiptarëve, kryehajduti i kapur duke vjedhur votën e durrsakëve e të shqiptarëve, njeriu që ka hequr nga sofrat e shqiptarëve bukën e fëmijëve, duke rritur koston e jetesës. Ja ku jemi këtu, dua t’ju pyes si janë punët këtu në Durrës, dje isha në një takim, për ngushëllimnë shtëpinë e Ali Memës, dhe biseda e parë janë hallet e përditshme që iu kanë zënë fytin.” u shpreh Basha.