Nuk është hera e parë që policia e vendit fqinj, ndalon udhëtarë me çanta të mbushura më drogë që kalojnë kufirn në këmbë, në drejtim të Greqisë.

Sipas njoftimeve më të fundit, Policia e Greqisë ka sekuestruar një sasi prej 40.4 kg kanabis, afër kufirit me Shqipërinë.

Pas aksiont të fundit, u zbulua se lënda narkotike ishte e futur në dy çanta udhëtimi dhe ishte fshehur në një zonë pyjore pranë Filatit, 20 km nga Qafë Botë.

Policia helene, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që e kanë sjellë drogën nga Shqipëria.  Ata e kanë fshehur sasinë e lëndës narkotike në pyll, siç duket për tu kthyer e për ta marrë më vonë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook