thumbnail_IMG_5913

Ka nisur aksioni për pastrimin dhe mbajtjen pastër të lumenjve dhe grykëderdhjeve nën moton, “Lumenjtë nuk mund të jenë kosha mbeturinash, ti mbajmë pastër dhe të respektojmë natyrën”.

Një grup aktivistësh kanë ndërmarrë aksione për pastrimin e grykëderdhjes se Ishmit, Bunës, Semanit, Lumit të Tiranës, së fundmi dhe plazhin e Zvërnecit.

Ndotja e lumenjve ka kapur shifra alarmante gjë që sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe turizmin e vendit. Shqipëria renditet në një nga vendet me kulturën dhe informimimin më të ulët mjedisor, duke lënë pasoja katastrofike në mjedisin shqiptar.

thumbnail_IMG_5775

Komunat nuk po e bëjnë siç duhet punën e tyre, gjithashtu dhe qytetarët tregohen fare të papërgjegjshëm, të cilët përfundojnë duke i hedhur mbetjet në lumenj dhe plazhe. 

“Nëse deti kujdeset për ne duke ushqyer qindra familje përmes turizmit, por ne cbejme për detin?”, ky është mesazhi i disa të rinjve aktivistë.

Nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit është pritur të shtrëngojë masat dhe gjobat për ndotësit, por ende asgjë konkrete.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook