Dikur kanë qenë mike të ngushta por sot nuk flasin! Jo vetëm kaq, por Ronela Hajati dhe Samanta Karavella hedhin herë pas herë edhe ‘kunja’ në adresë të njëra tjetrës.

Pjesë e këtij sherri mes vajzave është bërë edhe këngëtari i njohur Young Zerka. Ai deklaroi pak janë më parë në ‘Shiko kush luan’ se Samanta Karavella nuk e meriton famën që ka. Këngëtarja më pas nuk denjoi t’i përgjigjej duke thumbuar kështu njëkohësisht edhe Zerkën edhe Ronelën.

Një javë më pas ishte Samata e ftuar në emisionin e të shtunës ku ‘mori hak’ për sulmin që i ishte bërë pak më parë. E pyetur se cilët janë artistët me të cilët nuk do të bashkëpunonte kurrë, ajo përmendi emrat e Ronelës dhe Young Zerkës.

Por duket se tashmë ka ardhur rradha e Ronelës të ‘hakërrehet’ dhe të reagojë për sherrin e këtyre javëve të fundit.