Ndërkaq, Bota është e shqetësuar për zjarret masivë në pyjet e Amazonës në Brazil, që përbëjnë një ekosistem jetësor për planetin. Presidenti francez Macron kërkoi që çështja të adresohet në samitin e G7-ës që nis nesër në Francë. Por kjo nuk i pëlqeu homologut të tij brazilian. Jair Bolsonaro akuzon Macron-in “për mentalitet kolonialist”. Nga ana tjetër, ambjentalistët akuzojnë Bolsonaron se lejoi një veprim të pakontrolluar në favor të bizneseve, ndërsa ai justifikohet me thatësirën. Më herët, edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres shprehu shqetësim të thellë për zjarret në Amazonë.