Ballina Kryesore Alba Hoxha gati për martesë, ka zgjedhur unazën por i mungon…

Alba Hoxha gati për martesë, ka zgjedhur unazën por i mungon…

Balerina Alba Hoxha dhe koreografi i famshëm Albi Nako janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre.

Ndonëse ata nuk kanë pranuar asgjë, madje i kanë hedhur poshtë thashethemet që u përflisnin burime pranë çiftit kanë treguar se janë në prag të fejesës.

Ndonëse Alba ka treguar se është beqare, postimi i fundit ka ngritur dyshime tek ndjekësit. 

Balerina ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet në një argjendari duke mbajtur një unazë në dorë.

 “Unazën e gjeta por më mungon…”, ka shkuar balerina në përshkrimin e fotos me shaka.

Mesa duket fejesa qenka një nga planet e saj të ardhmshme, ndërkohë që komentuesit kanë etiketuar Albin si personin që i mungon. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook