Ballina Galeri Arrin 10 milionë ndjekës në Instagram, ja si feston Dua Lipa (Foto)

Arrin 10 milionë ndjekës në Instagram, ja si feston Dua Lipa (Foto)

Sukseset për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa nuk kanë të ndalur. Nga dita në ditë këngëtarja vetëm po thyen rekorde.

Ditën e djeshme, Dua Lipa u zgjodh artistja femër më e dëgjuar në Spotify, pas dy meshkujve në dy pozitat e para teksa sot ka festuar një tjetër shifër të veçantë.

Në Instagramin e saj ajo ka kapur shifrën e 10 milionë ndjekësve.

Dua këtë zhvillim në Instagram ka vendosur ta shënojë përmes një torteje nga Seuli i Koresë Jugore ku edhe ka mbërritur ditën e sotme.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Aurela Hoxha 'lë nam', ja si e promovon koleksionin e të brendshmeve

“Arrita 10 MILIONË followers në Insta! Mund ta besoni??? Sa të lezetshme këto dhuratat nga djemtë e Seulit”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook